Suad Sahiti transferohet në futbollin kroat

298

Futbollisti kosovar, Suad Sahiti, ka ndërruar skuadër dhe kampionat.

Sulmuesi anësor është lojtar më ri i Shibenikut, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023.

Sahiti së fundmi është aktivizuar në skuadrën boshnjake Zrinjski Mostar.

26-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 77, dhe pas shumë vitesh ai do të luajë së bashku me vëllanë e tij Emirin.

Sahiri karrierën e tij profesionale e filloi në Maqedoni, më saktësisht në Rabotniçki, ku regjistroi 70 paraqitje, duke shënuar 8 gola dhe 6 asistime.

Pas lojërave të shkëlqyera, ai u largua nga Rabotnicki, duke luajtur me klube si Skënderbeu, AE Larisa, Septemvri Sofia.

Ai pastaj bëri karrierë te Ekstraklasa të Polonisë ku luajti për Wisla Plock.

Sahiti është zhvilluar si futbollist në Kosovë duke luajtur në ekipe si Ramiz Sadiku e Hajvalia.

Suadi e ka një paraqitje edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.