Stoichkov, “killer” në Afrikë

134

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Hristo Stoichkov dhe ish-trajneri i Bullgarisë, në karrierën e tij si futbollist të magjepste me paraqitje dhe agresivitetin e tij. Mirëpo ish-ylli bullgar tashmë po shkëlqen me një profesion tjetër.

Prestigjiozja spanjolle AS, ka siguruar disa fotografi në të cilat shihet Stoichkov duke gjuajtur shtazët në Afrikë.

“Nuk jam vrasës. Më pëlqen gjuetia pasi krijon një miqësi të re, njeh vende dhe gatime të reja. Gjuetia është vuajtje, pasi të mundon shumë”, ka thënë Stoichkov.

Ai dikur ishte një gjuetar golash, ndërsa tani është shndërruar në një gjuetar kafshës.

/Gazeta Sheshi/