Statistikë katastrofale e Barcelonës

143
Skuadra e Barcelonës është duke kaluar nëpër formën më të dobët viteve të fundit, ndërsa këtë gjë e vërtetojnë edhe statistikat.

Barcelona i ka shënuar vetëm 4 gola në 5 ndeshjet e fundit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Në këto pesë lojë, ekipi katalunas i ka krijuar 44 raste për gol, duke i konkretizuar vetëm 11% prej tyre, përcjellë Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Ndërsa, kundërshtarët e Barcelonës në këto ndeshje i kanë krijuar 23 raste, duke shënuar tetë gola.