Statistika që i jep shpresë Gjilanit për fitore në derbi

212

Gjilani nuk e ka mposhtur asnjëherë në gara kampionale skuadrën e Prishtinës. Barazimi ka qenë maksimumi që kuq e bardhët kanë regjistruar në duel me kryeqytetasit, por të besuarit e Arbnor Morinës kanë një arsye shumë të fortë për të besuar se mund të kthehen me gjah të plotë nga Obiliqi, shkruan Gazeta Sheshi.

Në duelin e vetëm të zhvilluar në terren neutral ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, e kanë fituar këta të fundit, madje bindshëm.

Gjilanasit triumfuan me shifrat 4:1 në duelin e Superkupës së Kosovës në vitin 2000, të zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Nesër këto dy skuadra do ndeshen sërish në një terren neutral (“Agron Rama” – Obiliq), pasi stadiumi në kryeqytet është në rinovim e sipër.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë gjithçka sot me fillim nga ora 15:00.