Stadiumi “Santiago Bernabeu” do të rihapet së shpejti

296

Skuadra e Real Madridit, do të zhvillojë ndeshjet e saj si vendas në “Bernabeu” nga shtatori i këtij viti.

Sipas gazetës “AS”, Real Madridi po planifikon ta hapë stadiumin e saj “Santiago Bernabeu” në shtator, ata nuk do të luajnë më në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

“Madrilenët”, i zhvilluan të gjitha ndeshjet e sezonit të kaluar si vendas në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, për shkak të rinovimeve në “Santiago Bernabeu”.