Stadiumi i ri i Besiktasit me ekrane në ulëse (Foto)

147

Besiktasi ka inauguruar stadium i ri me 42 mijë ulëse, ndërsa shquhet për teknologjinë që është instaluar brenda tij.

Stadiumi i quajtur “ Vodafone Arena” ka kushtuar rreth 110 milionë euro, ndërsa në ditën e hapjes së tij ishin prezent presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Ahmet Davutoglu dhe presidenti i klubit Abdullah Gul, raporton Reuters.

Përveç WiFi-së, në ulëset e karrigeve është vendosur edhe nga një ekran i vogël, i cili ua mundëson fansave të shohin përsëritjen e aksioneve nga afër.

Stadiumi gjithashtu ka një sistem të mbrojtjes nga shiu, si dhe panele diellore moderne. Ndeshja e parë tashmë është zhvilluar dje kundër Bursasporit, të cilën e ka fituar ekipi vendas me rezultat 3-2.

Por, fansat e Besiktasit që janë ndër më të njohurit për huliganizëm, dje kanë pasur një përleshje jashtë stadiumit me fansat e Bursasporti.