Stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin “Fadil Vokrri”

Stadiumi i Prishtinës, do të mbajë emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Kjo tashmë është punë e kryer dhe kanë mbetur vetëm çështjet procedurale. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Sportin në KTV, edhe ministri i Sportit, Kujtim Gashi.