SPECIALE/ Një rrëfim i padëgjuar më parë për Pablo Escobarin, trafikantin më të madh të drogës në botë

507

Ai ishte ndër njerëzit më të pasur dhe më të frikshëm në botë. Përgjegjës për një rrjet trafikimi që ishte shpërndarë në gjithë botën, duke gjeneruar të ardhura të pakufishme. Është ky Pablo Emilio Escobar, (Rionegro, 1949), i cili me të vërtetë kishte një jetë filmash. Dita e tij ishte e mbushur me krime, seks, para, drogë dhe lluks. Trafikanti më i fuqishëm në botë i drogës gjithashtu flirtoi me sport. Ai drejtoi disa klube të futbollit, duke përfshirë Deportivo Independiente Medellin dhe Atletico Nacional, i cili doli të jetë kampion mes shumë manipulimeve. Por, sporti më i preferuar i tij ishin garat me makinat.

 240 milionë

Kjo ishte vlera e makinave që posedonte “Bossi i kokainës”

Përpara se të bëhej sinonim i së keqes Escobar kishte pasion të madh për makinat dhe garat që zhvilloheshin me to. Në shtëpinë e El Poblado, një rezidencë me rreth 2.000 metra katrorë, kishte disa modele luksose të makinave dhe motoçikletave. Vetëm disa muaj pasi doli nga burgu për herë të parë ai filloi garant në Railly së bashku me Gustavo Gavirias, njëri nga kusherinjtë e tij.


Madje ai ishte pjesëmarrës në disa prej garave të mbajtura në vitin 1979 me veturën e tij Cope Renault 4 dhe barte numrin 70 në makinën e tij.

Rikthimi tek marihuana

Sipas shkrimeve të autorit Luis M.Cannon në veprën e tij “El Patron”, ai kishte filluar të përdorte këtë lloj narkotiku para se të merrej me mobilizëm. Përceptimet e tij në lidhje me marihuanën ishte të ndryshme, duke theksuar se ajo ndihmon në përceptimin më të mirë të gjërave. Autori gjithashtu shton se si Escobar ishte në gjendje ti bënte të gjithë njerëzit të lumtur. Ai kishte organizuar koktej të ndryshme pas garave sportive, madje njëherë u kishte paguar biletat të gjithëve pjesëmarrësve për të shkuar në koncertin e Julio Iglesias në vitin 1979.

Megjithëse ishte një pasionues i madh i sporteve të shpejtësisë, ai shpesh herë nuk gjente kohë të merrej me këtë sport për shkak të obligimeve të shumta që kishte.

Ai konkuronte direkt me Ricardo ‘Cuchilla’ Londoño, vëllaun e Ochoas, gjithashtu një kartel droge me nam. Ata u munduan të garonin edhe në F1, por ishte e pamundur pasi FIA nuk u kishte dhënë leje atyre për shkak se dinin që ato para vijnin nga droga.

Escobar ka një histori interesante edhe me Londoño, të cilit i dha përparësi 45 sekonda dhe në fund me Chevrolet Camaro arriti të triumfojë 8 sekonda para tij.
“Kjo ishte një ditë shumë e lumtur për mua, kam fituar një garë me djers”, kishte thënë “El Patron”, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vitin 1993. Për fat të keq, jeta e tij prej një karteli droge, e mbuluar me plot njolla të zeza si vrasjet, vjedhjet, dhuna i morrën anën negative Escobarit i cili ishte i talentuar për garat e makinave, që për sot askush nuk e kujton si të tillë.

Përgatiti: Drilon Sylejmani

/Gazeta Sheshi/