Speciale: Leicester City më i lirë në historinë e Premier Ligës (Foto)

145

“Besoj në futbollistët e mi. Unë shpjegoj pak gjëra për futbollin dhe lojtarët japin gjithçka për to”. Kështu është shprehur Claudio Ranieri, trajneri i skuadrës angleze Leicester City, i cili është shumë afër të shkruajë historinë me “dhelprat” duke u bërë kampioni më i lirë në historinë e Ligës Premier, transmeton Gazeta Sheshi.

55 milionë janë paratë e shpenzuara të skuadrës angleze në ndërtimin e një skuadre që mban primatin e kampionatit anglez të futbollit për 32 javë sa janë zhvilluar deri më tani në Premier League.

Madje këtë shifër të parave e ka shpenzuar gjatë pesë viteve të fundit, duke transferuar lojtarë mjaft të lirë dhe disa të tjerë të cilët i ka marrë me kuotën 0.

14597161590293
Në formacionin e parë Okazaki është futbollisti më i shtrenjtë që kushton 10,3 milionë euro, deri sa Kante ka kushtuar 8,4 dhe Robert Huth me 4 milionë.

Madje disa futbollist startues si Fuchs dhe Albrighton janë transferuar pa asnjë monedhë të shpenzuar për ta. Njëri ndër futbollistët kryesor të kësaj skuadre Ryad Mahrez është transferuar për vetëm 500 mijë euro, paga të cilën e marrin shumë nga yjet e mëdhenjë vetëm gjatë një jave.

Transferimet e Leicester City-t në pesë sezonet e fundit:

2015-2016

Okazaki (Mainz 05) për10,3 millonë euro

Kanté (Caen) për 8,4 millonë euro

Gökhan Inler (Nápoli) për 5,5 millonë euro

Daniel Amartey (Copenhague) për 6 millonë euro

Demarai Gray (Birmingham) për 4,7 millonë euro

Robert Huth (Stoke City) për 4 millonë euro

Christian Fuchs (Schalke 04)gratis

Nathan Dyer (Swansea) i huazuar

2014-2015

Leo Ulloa (Brighton) për 9,5 millonë euro

Danny Simpson (QPR) për 2,3 millonë euro

Mark Schwarzer (Chelsea) gratis

Marc Albrighton (Aston Villa) gratis

2013-2014

Mahrez (Le Havre) për gjysmë milloni euro

Marcin Wasilewski (Anderlecht) gratis

2012-2013

Jamie Vardy (Fleetwood Town) për 1,1 millonë euro

2011-2012

Kasper Schmeichel (Leeds United) për 1,5 millonë euro

Wess Morgan (Nottingham Forest) për 1 millonë euro

Danny Drinkwater (Manchester United) për 850.000 euro

*Andy King (Chelsea) nga moshat e skuadrës londineze, gratis.

* Jefrrey Schlupp, nga akademia e klubit.

/Gazeta Sheshi/