“Special One” përdor metoda speciale për të parë formën e lojtarëve të Romës

250

Mourinho do ta udhëheq skuadrën e Romës nga sezoni i ardhshëm.

Portugezi ka filluar menjëherë të ketë ndikimin e tij në klub, ku rregullat e tij janë strikte edhe në stërvitje.

Special One’, është duke u informuar me teknologjinë më të fundit dhe duke sjellë teknika të reja në përgatitjet e tij.

Portugezi ka kërkuar një dron të personalizuar që të rri pezull mbi fushë dhe të filmojë lojtarët e tij. Kjo i lejon stafit të tij të marrin një pamje perfekte të formës dhe lëvizjeve të tyre në fushë.

Në këtë mënyrë, ai mund të ndalojë stërvitjen, t’i tërheqë të gjithë prapa dhe t’i lejojë lojtarët të shikojnë gabimet e tyre brenda pak sekondave nga kryerja e tyre.

Është një përdorim i shkëlqyeshëm i teknologjisë për ta ndihmuar atë të tregojë taktikat e tij para ekipit.