Spanjollët pushtojnë Europën

133

Kampionati spanjoll i futbollit edhe njëherë tjetër u vërtetua se është kampionati më i fortë në kontinentin e vjetër. Njëherit është kampionati me më së shumti skuadra që kanë mbetur në garë në dy kompeticionet: Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës.

Kualifikimi i Sevillas, Athletic Bilbaos, Villarrealit, i ka dhënë vulën e epitetit të kampionatit më të mirë në Europë, pasi tani do jenë gjashtë skuadra pjesë e shortit të ditës së premte në Nyon të Zvicrës.

Vetëm kampionati gjerman mund tu bëjë konkurencë spanjolleve me tri skuadra, kampionati anglez dhe ai portugez me nga dy.

/Gazeta Sheshi/