Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë

395

Liga e Parë në futbollin kosovar është futur në ‘sprintin’ final të edicionit 2020/21, teksa sot në të dy grupet do të zhvillohet java e 25-të, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në kuadër të Grupit A. Në Prizren takohen ‘fqinjtë’ e A&N dhe Lirisë.

Ndërkohë që skuadrat pretendente për t’u inkuadruar në Superligë, Dukagjini dhe Malisheva ndodhen pranë sfidave të radhës.

Në Grupin B, pritet që gjithashtu të ketë ndeshje interesante, teksa skuadrat e kreut të tabelës përplasen me ato të fundit.

Të gjitha takimet do të zhvillohen nga ora 15:00.

E shtune – Java e 25-të

Grupi A – 15:00

A&N – Liria
Onix – Istogu
Vushtrria – Dukagjini
Drenasi – Malisheva
Trepça – Vëllaznimi

Grupi B – 15:00

2 Korriku – Dardana
Ferizaj – Flamurtari
KEK-u – Vitia
Vllaznia P. – Ulpiana
Kika – Ramiz Sadiku

/GazetaSheshi/