Sot zhvillohen katër ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian

124

Sot zhvillohen katër ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.

Në program do të jenë ndeshjet e Grupit E dhe Grupit F.

Në ora 18:00, Spanja do të përballet me kombëtaren e Sllovakisë. ndeshje kjo nga e cila duhet të dal patjetër me rezultat pozitiv.

Spanja është në vendin e tretë me vetëm dy pikë dhe nëse nuk merr pikë sonte do të largohet nga kompeticioni më i madh evropian në nivel kombëtaresh.

Ndeshje tjetër brenda këtij grupi pritet të jetë ajo në mes Suedisë dhe Polonisë, ndeshje e cila poashtu pritet të jetë e rivalizuar deri në momentet e fundit.

Në anën tjetër, në ora 21:00, do të luhen dy ndeshje shumë interesante në Grupin F.

Gjermania dhe Hungaria në “Allianz Arena”, kurse Portugalia dhe Franca në “Puskas Arena”.