Sot zhvillohen dy ndeshje të nxehta në Superligë

301

Java e 29-të në Superligën e Kosovës përmbyllet sot me dy ndeshje interesante në program, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në “Riza Lushta”, aty ku Trepça ’89 përballet me Dritën. Të dy skuadrat janë me objketiva të ndryshme, por që në këtë ndeshje pritet një rivalitet i madh, ku kërkohet vetëm opsioni fitore.

Edhe përballja në Drenas do të sjell një luftë të ashpër në fushë, pasi përball do jenë Feronikeli me Ballkanin. Objektivat në këtë ndeshje janë të ndryshme, pasi industrialistët janë në një zonë jo të mirë dhe i duhet fitorja për të ju larguar zonës së rënies nga elita.

Ndërsa suharekasit janë në garë për kreun e tabelës, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të jetë një hap prapa në garë për titullin e Superligës.

Superliga – Java e XXIX

E diele – 15:00

Feronikeli – Ballkani

(Gjyqtarët: B. Kasumi, F. Jashari, G. Mehmeti, E. Zasella)

Trepça ’89 – Drita

(Gjyqtarët: A. Shala, G. Hyseni, M. Berisha, I. Mehmeti)

/GazetaSheshi/