Sot tri ndeshje në Superligë, vëmendja në Gjilan

898

Kampionati elitar është duke ‘futur’ në fazën finale për edicionin 2020/21, teksa sot do ta hapin siparin tri ndeshje të vlefshme për javën e 32-të, shkruan Gazetasheshi.com.

Padyshim që përballja më interesante pritet të jetë në Gjilan, aty ku do të takohen dy ish-kampionat e Kosovës, Drita dhe Feronikeli.

Edhe pse dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të ndryshme, përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë ka sjellur rivalitet të fortë në fushë.

Kaltër e bardhët në këtë ndeshje synojnë tre pikë dhe ta përmisojnë hapin fals të cilin e kanë bërë në xhiron e kaluar. Edhe industrialistët qëllim kanë vetëm pikët maksimale, ndryshe çdo rezultat tjetër rrezikojnë me rënie nga garat.

Duel interesante do të jetë edhe ai në Podujevë, pasi Arbëria pritet të përballet me Gjilanin. Dobrajasit kanë kthyer shpresat për qëndrimin në elitë dhe fitorja e fundit përball Feronikelit po i jep motiv ende me të madh, ku synojnë edhe tre pikë ndaj kuqebardhëve. Ndërsa të besuarit e Ismet Munishit nuk kanë asnjë objektiv dhe pozita e tyre është komode në renditje tabelare, ku në këtë ndeshje do të jenë pa presion.

Takimi i tretë për këtë ditë zhvillohet në Mitrovicë, ku do të përballen Trepça ’89 me Besën. Mitrovicasit kërkojnë vetëm triumfin për t’i ikur zonës së rrezikut, ndërsa pejanë të cilët janë përshendetur nga elita kërkojnë të bëjnë befasin edhe në “Riza Lushta”.

/GazetaSheshi/