Sot, Dita e Kushtetutës

116

Sot në Kosovë shënohet tetë vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot do ta kenë ditë pushimi.

Për ta shënuar këtë ditë, sot mbahet seminari me temën “Kushtetuta e Republikës së Kosovës 8 vite pas: vlerat, sfidat dhe perspektiva”.

Seminari që organizohet nga Fakulteti Juridik në koordinim me Katedrën Kushtetuese-Administrative të këtij Fakulteti.