Sokoli shijon humbjen e parë me Gjilanin

172

Bylbyl Sokoli e ka shijuar humbjen e parë në Raiffaisen Superligë, që nga koha kur morri postin e kryetrajnerit në Klubin Futbollistik Gjilani. Gjatë tetë ndeshjeve të zhvilluara me klubin kuq e bardh, ‘Profa’ ka regjistruar katër fitore, tre barazime dhe më në fund ka shijuar edhe humbjen, shkruan Gazeta Sheshi.

Sokoli e trashëgoj Sadat Pajazitin në postin e teknikut të parë tek Gjilani në javën katërmbëdhjetë, derisa debutoi me fitore ndaj skuadrës së Drenicës, (1-0).

Në këto tetë përballje, skuadra e Sokolit ka realizuar tetë gola, me një mesatare një gol për ndeshje, derisa ka pësuar vetëm tre.

Gjilani ndodhet në pozitën e tretë me 36 pikë. Dueli i rradhës për skuadrën e Sokolit është ndaj Prishtinës.

/Gazeta Sheshi/