Sokoli: Qëndroj prapa deklaratave të mija sepse kjo është në dobi të futbollit të Kosovës.

184

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Sheshi ka deklaruar se qëndron prapa deklaratave që kishte thënë pas ndeshjes për treshen e gjyqtarëve, pasi sipas tij këto kritika janë në të mirë të futbollit të Kosovës dhe vetë mbarëvajtes së garave në përgjithësi.

“Unë mbes prapa atyre deklaratave se treshja e gjyqtarëve e kanë dëmtuar rëndë Klubin Futbollistik Gjilani. Konsideroj që ata persona përpos që e kanë dëmtuar Gjilanin, para se të gjithash kanë dëmtuar futbollin në përgjithësi dhe vetë skuadrën e Llapit. Me një referim të tillë më së shumti dëmohet futbollit. Prandaj tendenca që të shfajsohen njerëzit e tillë të cilët e dëmtojnë futbollin nuk i kontribon mbarëvajtjes së kampionatit”, ka theksuar Sokoli.

Në vazhdim ai thekson se pse vendosi të flase me një ton të tillë pas ndeshjes.

“Vërejtjet e mia kanë patur vetëm një qëllim. Përmirësimin e futbollit, sepse të gjithë jemi të interesuar për mbarëvajtjen sa më të mirë të kampionatit. Të gjithë ishin prezent në stadium, të gjithë shikuesit kanë mundur të shohin përmes pamjeve filmike se çfarë niveli i referimit ka qenë në atë ndeshje, prandaj këto kritika duhen të shërbejnë vetëm për përmirësimin e futbollit të Kosovës”, përfundoi Sokoli.

/Gazeta Sheshi/