Sokoli komenton humbjen dhe “thumbon” Prishtinën

220

Prishtina e fitoi derbin me Gjilanin në stadiumin e kësaj të fundit 1:0 me golin e Lorik Boshnjakut.

Në krahasim me ndeshjen e xhiros së kaluar mes këtyre dy skuadrave në Prishtinë, kësaj radhe pati organizim dhe rregullësi.

Ndërsa, për humbjen ka folur trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli.

“Nuk besoj të ketë ndikuar tradita apo ndonjë histori për këtë përballje. Prishtina shrytëzoi gabimin tonë dhe na ndëshkoi. Ne patëm shumë gabime në pasime dhe në finalizimin e aksioneve. Kemi thënë ma herët se ne luftojmë për të zhvilluar ndeshje të mira nga të cilat edhe duhet të vijë rezultati. Kundërshtari ynë sot ishte shumë i motivuar e ne duhet kërkuar përmirësim të lojës në pasime e përfundime”, deklaroi Sokoli pas ndeshejes.

Parregullësitë në ndeshjen e kaluar dhe sfida korrekte e sotme bërsi që Sokoli të ‘thumbojë’ ish-ekipin e tij.

“Sot ishte gjithçka korrekte, kryesia jonë kishte marrë masa që dueli të jetë sportiv e korrekt dhe ka mundësuar të ketë takim tipik sportiv, për dallim prej takimit të mëhershëm”, përfundoi Sokoli.