Sokoli flet për duelin me Drenicën: Në Skenderaj nuk shkojmë të dorëzuar, kemi mungesa të theksuara

387

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi e ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Ballkanin minimalisht 1-0. Kurse,  në ndeshjen tjetër kampionia ne fuqi, Drita, e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 3-1.

Kurse, ditën e nesërme (e hënë) zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.

Interesant pritet të jetë në Skenderaj ku do të ballafaqohen Drenica dhe Gjilani.

Për këtë ndeshje ka folur edhe kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili tha se në Skenderaj do të udhëtoj të pa dorëzuar edhe pse skuadra do ketë mungesa të theksuar.

“Në Skenderaj udhëtojmë pa Sorsën i cili u lëndua në ndeshjen kundër Ballkanit, pa Prognin dhe Useinin të cilët e kanë mbushur normën e kartonëve. Po ashtu edhe qendërmbrojtësi kroat, Ivan Fustar, është helmuar dhe do mungoj nesër. Por, në asnjë mënyrë nuk do shkojmë të dorëzuar. Do japim maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. E di forcën e Drenicës e cila ka treguar formë shumë të mirë”, tha Sokoli në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Drenica – Gjilani zhvillohet ne stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 13:00

/Gazeta Sheshi/