Skuadrat kosovare ‘alergjike’ në trajnerë

195

Prej 12 skuadrave sa numëron elita e futbollit kosovar, vetëm dy prej tyre kanë trajnerin me të cilin e kanë filluar këtë edicion, kurse pjesa tjetër ka bërë së paku një ndryshim në krye të shtabit teknik pas 22 xhirove të zhvilluara.

Ekipet që nuk i kanë ndërruar ‘timonierët’ janë Llapi dhe Besa. Tahir Batatina dhe Arbnor Morina i kanë përballuar ‘furtunave’ të shumta dhe vazhdojnë t’i drejtojnë ekipet e tyre, raporton Gazeta Sheshi.

Ndërsa, ekipet tjera janë treguar ‘alergjike’ në trajnerë, duke bërë disa ndryshime. Numrin më të madh të ndryshimeve në krye të shtabit teknik e kanë bërë Trepça ’89 e Prishtina, që këtë edicion kanë shijuar nga tre trajnerë.

Mbetet të shihet nëse edhe pas 11 xhirove të mbetura të Superligës do të ketë ndonjë klub që do ta përfundojë edicionin me trajnerin që e nisi atë.