Skuadra shqiptare përforcohet me ish-futbollistin e Gjilanit

1203

Ardit Hila, është futbollisti i parë që i është bashkuar Kukësit, në këtë merkato, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi është komunikuar nga vetë skuadra, duke theksuar se kanë arritur marrëveshje dy vjeçare me Hilën.

Verilindorët me transferimin e 28-të vjeçarit e kanë mposhtur në konkurrencë skuadrën e Partizanit, pasi edhe të kuqtë kishin shprehur interesim për transferimin e tij.

Mesfushori me parë ka luajtur edhe në Kosovë, së fundmi ishte pjesë e Gjilanit. Ndërsa karrierë ka bërë edhe te Prishtina.

Njoftimi i plotë nga klubi:

“ZYRTARE! Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mesfushorin 28 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

Hila vjen ne klubin e Kukesit pas nje aventure ne Kosove, ku ishte pjese e Gjilanit. Hila eshte njohes i mire i Kategorise Superiore teksa ka qene pjese e skuadres se Elbasanit, Teutes e Partizanit duke fituar edhe titull kampion ne Shqiperi. Klubi i Kukesit i uron Hiles shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Ardit!

“Me ka munguar Shqiperia. Ika si kampion dhe shpresoj te rikthehem si kampion me Kukesin. Pse Kukesin? Me bindi projekti i Kukesit dhe fakti qe luan gjithmone per trofe, ma beri me te lehte zgjedhjen time. Uroj qe ne Kukes te rikthejme trofeun e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise. Forca Kukesi”, u shpreh Hila ne prononcimin e tij te pare si futbollist i Kukesit.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Ardit Hila

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Elbasani, Teuta, Partizani, Prishtina, Gjilani.”