Skuadra që mposhti Milanin bie nga Serie A

133

Skuadra e Veronës e pëmbysi rezultatin ndaj Milanit, duke fituar 2:1 në fund, por kjo nuk u ka ndihmuar atyre që ta sigurojnë mbetjen në Serie A.

Fitorja e Carpit që ndodhet në vendin e 17-të ndaj Empolit 1:0, ka bërë që kjo skuadër ta thellojë në 10 pikë distancën me Veronën.

Kështu, kur kanë mbetur edhe nëntë pikë në lojë, Verona edhe matematikisht tashmë është pjesë e Series B.