Skuadra nga Liga e Dytë zhvillon miqësore me ekipin e njohur zvicerian (FOTO)

349

Skuadra që garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar Bashkimi nga Koretini pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin zvicerian Rotkreuz që aktualisht garon në Ligën e Treë zviceriane, shkruan Gazeta Sheshi.

Takimi pritet të zhvillohet në stadiumin e fshatit Koretin, që aktualisht ofron kushte më të mira se disa nga stadiumet e Superligës. E premtja pritet të jetë ditë feste për banorët e fshatit dhe gjithë komunës së Dardanës, pasi një skuadër e njohur vjen ta vizitojë ekipin e Bashkimit.

Kujtojmë që Bashkimi zhvilloi një duel miqësor me skuadrën e Gjilanit javën e shkuar dhe shkallët e stadiumit ishin mbushur me shumë tifozë.

/Gazeta Sheshi/