Skuadra nga Liga e Dytë e Kosovës mposhti ekipin zviceran

674

Ashtu siç ishte paralajmëruar, skuadra e Bashkimit nga Koretini që garon në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll, ka zhvilluar miqësoren me ekipin FC Rotkreuz nga Liga e Tretë e Zvicrës.

Ndonëse ishte vetëm një ndeshje miqësore, fitore realizoi Bashkimi me rezultat 2:1, duke treguar seriozitetin dhe fuqinë që do të ketë edicionin e ri, shkruan Gazeta Sheshi.

Ekipi nga Zvicra përbëhet kryesisht prej futbollistëve nga ky vend, por aty paraqiten edhe tre bashkëatdhetarë, të cilët ndërmjetësuan në mas të madhe edhe për organizimin e këtij dueli miqësor.