Skuadra lidere fiton, por rrezikon ta humbë ndeshjen në tavolinë (Foto)

225


Ndeshja në mes Vllazninsë së Pozharanit dhe Ferizajt e zhvilluar sot, ka përfunduar me shifrat 2:1 në të mirë të Ferizajt që është në krye të renditjes në Ligën e Parë bashkë me Trepçën.

Mirëpo, Vllaznia mund ta fitojë ndeshjen në tavolinë pasi që pretendon se Ferizaj e ka aktivizuar futbollistin Fisnik Halimi, i cili sipas tyre nuk kishte të drejt loje, shkruan në faqen zyrtare të klubit nga Pozhorani në “Facebook”.

Sipas asaj që thuhet aty, Halimi nuk ka patur të drejtë loje për shkak se i ka marrë më parë pesë kartonë të verdhë dhe ferizajasit do ta humbin këtë ballafaqim në tavolinë.

Ankesa është bërë edhe në protokollin pas ndeshjes dhe nëse një gjë e tillë vërtetohet, Vllaznia do të fitojë meshifrat 3:0 në tavolinë.

Untitled