Skuadra kosovare e pakënaqur me ndarjen e drejtësisë, paralajmërojnë tërheqje nga garat

1373

Klubi i futbollit për femra “A&N” përmes një njoftimin kanë paralajmëruar se pas përfundimit të sezonit, do të shqyrtojnë tërheqjen nga garat, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra nga prizreni ka humbur nga vashat e Kosova VR dhe si pasojë e kësaj janë ndarë të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Bardh Ajeti.

Ndarja e drejtësisë siç duket është njëri nga shkaktaret për tërheqjen nga garat të vashave të A&N-s.

Postimi i plotë:

Sot në ndeshjen kampionale në mes te klubit tonë dhe klubit futbollistik Kosova VR në kategorinë e femrave pësuam humbje me rezultat 0-1.

Pa dashur që të justifikojmë humbjen e sotme , njeri ndër akteret kryesore ishte arbitri kryesore Bardh Ajeti i cili me vendimet e tij na dëmtoi në shumë raste.

Ne jemi një klub shumë serioz ku loja fer dhe korrekte janë njeri nder qellimet kryesore. Pas seciles ndeshje cili do qoftë rezultati ne i kemi uruar dhe falenderuar te gjithe pjesëmarresit dhe zyrtarët e secilës ndeshje.

Pas përfundimit te kampionatit presidenti dhe bordi drejtues i klubit do të ulen për të shqyrtuar seriozisht tërheqjen nga garat në kategorinë e femrave.

Pas kësaj humbje vashat e A&N-s renditen në pozitën e tretë me 41 pikë.

/GazetaSheshi/