Skuadra franceze solidarizohet me Deportivo-n pas debaklit nga Barcelona

328

Goleada e Barcelonës në Riazor ndaj Deportivo La Coruna-s, ka shkaktuar jo pak reagime të ndryshme publike. E fundit dhe më interesante ishte reagimi i skuadrës franceze Caen e cila ka thumbuar rëndë skuadrën e Barcelonës, përcjellë Gazeta Sheshi.

“Përshëndetje për Deportivon, me të cilët bashkëndajmë humbjet e thella ndaj skuadrave që u eleminuan në Ligën e Kampionëve!”, thuhej në publikimin në Twitter.

Caen u mposht ditë më parë nda Paris SG 6-0, prandaj ky status ishte i dedikuar edhe për kampionët francez, që gjithashtu u eleminuan në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

/Gazeta Sheshi/