Skuadra e njohur angleze kërkon djalin e Zidanes

191

Skuadra e Middlesbrough e cila u rikthye këtë sezon të luajë në Premier Ligën angleze, është duke kërkuar djalin e Zinedine Zidanes, Enzo Zidane.

Mesfushori 21-vjeçar ka kaluar javën në Shtetet e Bashkuara me babin e tij dhe ekipin e parë të Realit për ndeshjet ndaj Chelseas dhe PSG-s.

Por, kur skuadra e tij rikthehet në Spanjë, e ardhmja e tij duhet të zgjidhet, dhe një huazim në ndonjë skuadër do të ishte një hap i madh për të.

Skuadra nga Anglia, Middelsbrough është një nga katër klubet që kanë kontaktuar me Realin për shërbimet e djalit të Zidanes për vetëm një sezon, gjithashtu edhe Alcorcon dhe Sporting Gijon janë dy klube spanjolle që janë interesuar për shërbimet e Enzos.

Enzo është paraqitur rregullisht me Real Madrid Castilla, sezonin e kaluar duke e bërë atë një prej 11 lojtarëve më të mirë.

Menaxheri i Boro, Aitor Karanka shpreson që të arrij ta forcoj skuadrën e tij me francezin, Enzo Zidane.