Skuadra e Muhammed Thaçit barazon serinë gjysmëfinale në Gjeorgji

189

Skuadra e Muhammed Thaçit ka barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1, shkruan Gazetasheshi.com.

Ekipi i Mujës, Dinamo Tbilis ka arritur fitore në ndeshjen e dytë, teksa e ka mposhtur me rezultat 70:68 Tskhum-Apkhazeti, duke iu revanshuar kështu për disfatën e dytë ditëve me parë.

Me të dalluarit për skuadrën e trajnerit shqiptar kanë qenë Bulshavili me 14 pikë dhe Darbaidze me 13 sosh.

Ndeshja e tretë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të luhet pas dy ditëve.

/GazetaSheshi/