“Skifterat” tallen keq me Dritën

1487

Këtë mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo xhiro padyshim që pritet të sjellë një rivalitet të madh ndërmjet skuadrave, e njëra nga ndeshjet më interesante pritet të jetë derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Derbi i Anomoravës gjithmonë ka sjellur tensione të lartë si mbrenda fushës dhe jashtë saj. E para ndeshjes së mërkure tifo grupi i kuqebardhëve “Skifterat” janë tallur keq me skuadrën e Dritës.

Pasi në postimin e tyre në faqen zyrtare skuadrën e Dritës e kanë quajtur si ekip i bastexhinjëve.

“Nderi i Qytetit zhvillon ndeshjen e rradhës kundër klubit të matemacientëve dhe prognozave në arenën “Agim Ramadani – Katana”. Lojtarët tanë do të vazhdojnë të luajnë futboll me faqe t’bardhë”, shkruhet në njoftimin e “Skifterave”.

Derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet të mërkuren nga ora 15:00.

/GazetaSheshi/