“Skifterat” si gjithmonë humanë, ndihmojnë 11 familje në nevojë për Fiter Bajram

209

Tifo grupi i skuadrës së SC Gjilanit, “Skifterat” kanë financuar plotë 11 familje me ushqime bazike për nder të festës së Fiter Bajramit, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e kanë bërë të ditur vet grupi në fjalë përmes një postimi në profilin e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

“Skifterat” shkruajnë se përfituesit kanë pranuar pako me ushqime bazike në vlerë prej 100 euro. Ndërsa në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi dhe stafi i klubit.

Postimi i plotë:

Kryesia e Skifterave në shoqërinë e stafit të klubit sot realizoi aktivitetin humanitar për nder të festës së Fitër Bajramit përmes të cilit u shpërndanë pako mbështetëse me ushqime bazike dhe të holla për 11 familje përfituese (Gjilan 4, Viti 1, Velekincë 1, Llashticë 1, Muçibabë 1, Llabjan 1, Livoç 2).

Secila nga familjet përfituese ka pranuar pako me ushqime bazike në vlerë 100€ + pako me produkte të mishit mundësuar nga AJH FOODS + ëmbëlsirë nga Kimi Cake House, dhe 20€ para të gatshme!

Mjetet e tepruara në vlerë 87€ i janë dhuruar mbështetje bacit Zenun Zymberi, plaku i cili jeton i vetëm dhe për të cilin kujdesemi në vazhdimësi.

Falemnderojmë të gjithë kontribuesit dhe vullnetarët që mundësuan dhe ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti bamirës.

Urime festa e Fitër Bajramit!

/GazetaSheshi/