Skandal me pishinën olimpike, uji nga blu kthehet në ngjyrë jeshile. Ja pse (Foto)

227

Pishina ku zhvillohen garat e hedhjes nga trampolina ka ndryshuar ngjyrë brenda 24 orëve. Nga blu, ngjyra e ujit të pishinës është kthyer gradualisht në…jeshile. Kjo ka bërë që të nisin polemikat në lidhje me cilësinë e ujit ku po zhvillohen garat. Aq sa shumë njerëz e kanë konsideruar ujin e pishinës me ujin e pisët të Amazonës.

Organizatorët kanë mbetur të habitur edhe vetë nga fakti që ngjyra e ujit të pishinës së garave të trampolinës ndryshoi gradualisht, nga ora në orë, nga gara në garë, nga ngjyra blu në jeshile. Ndërkohë që ngjyra e pishinës ku zhvillohen garat e notit është nornale, ngjyrë blu. Një paradoks dhe ndryshim i madh, kur sheh të dyja pishinat në krah të njëra-tjetrës.

Por duket se një problem me filtrate e ujit ka sjellë këtë problem, pasi 5 filtrat e mëdhenj që bëjnë rifreskimin e ujit kanë dalë jashtë përdorimit. Por edhe ky është një skandal më vete, pasi është quajtur e habitshme fakti që kto filtra të prishen brenda pak ditësh garë. Pritet që sot situata të ndryshojë, me organizatorët që do të marrin masat e duhura.pishaa
pish2skandaliaa1