SKANDAL: Basketbollistët nga Serbia zhvilluan ndeshje me skuadrën serbe nga Kosova në Mitrovicë

241

Skuadra serbe e basketbollit “Trepça” që është nga Mitrovica e Veriut, bën pjesë në Ligën e Dytë rajonale në përëndim, ku bëjnë pjesë 8-të skuadra, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e Trepçes e zhvilloi ndeshjen si vendas kundër Cuprijas në Mitrovicën e Veriut.

Këtë ndeshje e ka fituar skuadra serbe nga Kosova me rezultat 85:78. Pas kësaj fitore Trepca gjendet në pozitën e pestë me 21 pikë, ndërsa Cuprija në vendin e dytë me 24.

Por zhvillimi i kësaj ndeshjeje është shkelje ligjore pasi nuk respektohen ligjet e Kosovës dhe Federata e Basketbollit te Kosovës.

Madje skuadra serbe nga Mitrovica e Veriut është shprehur e lumtur për këtë ndeshje të zhvilluar në Kosovë, madje dhënë edhe një mesazh nga Mitrovica.

“Me këtë rast, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për menaxhmentin, trajnerët dhe lojtarët e OKK Cuprija, të cilët mbërritën në Kosovska Mitrovica me iniciativë të tyre dhe treguan solidaritet vëllazëror, duke mos dashur të fshihen pas ndonjë justifikimi për pamundësinë e duke ardhur Në këtë mënyrë, u dërgua një mesazh i fortë dhe një shembull për të gjitha klubet se basketboll i mirë mund të luhet në Mitrovicë”, thuhet nder tjera në njoftimin e skuadrës serbe.

Kjo ndeshje nuk është e vetmja e cila ka shkelur ligjet e Kosovës, pasi edhe ndeshja në hendboll e zhvilluar në Zubin Potok ka shkelur rregulloren dhe ligjet e Kosovës dhe federatës.

Hendbollistët nga Serbia zhvilluan ndeshje me skuadrën serbe nga Kosova në Zubin Potok

/GazetaSheshi/