Ska më pica, ska më darkë me të dashurën: Këto janë disa nga rregullat e reja të Guardiolas tek City

204

Në sezonin e tij të parë në krye të Manchester Cityt, Pep Guardiola u ka treguar lojtarëve të tij se  ata nuk do të lejohen për të ngrënë pica në dhomat e zhveshjes, shkruan Goalshqip.com

Prania e ushqimit të shpejtë ishte përdorur në zhveshtoret e City-t  gjatë qëndrimit tre-vjeçar të Manuel Pellegrini-t.

Sipas The Sun, trajneri katalan dëshiron të krijojë një mjedis pozitiv në mesin e skuadrës së tij, dhe si rezultat lojtarët do të jetbë të detyruar për të ngrënë së bashku pas ndeshjeve në Etihad Stadium.

capture3

Ish trajneri i Bayern Munich synon të ketë kontroll të plotë mbi ekipin që arriti në gjysmë-finale të Champions League  për herë të parë në historinë e klubit sezonin e kaluar.

Pronari Mansour bin Zayed Al Nahyan pret që Guardiola ta dërgoj ekipin e tij në lartësi të reja si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.