Situata te Juventusi: Dybala, Chiellini e Cuadrado drejt rinovimit, Pjanic kërkon rikthimin, Locatelli blerja e madhe

161

Kontrata i skadon në vitin 2022, por Paulo Dybala do të qëndrojë tek Juventusi, pavarësisht zërave, ndërsa flitet edhe për një rikthim të Miralem Pjanic.

Barcelona ka provuar ta përfshijë në një shkëmbim që do t’u shërbente “blaugranave” për t’u liruar nga paga prej 15 milionë eurosh e Antoine Griezmann, por nuk do të ketë bisedime, pasi Juventus e ka hequr në lista e shitjes argjentinasin.

Vullneti i palëve për të arritur te një kontratë e re është shprehur qartë, edhe falë dëshirës së trajneri Max Allegrit, që në ditët e para të punës e ka gjetur numrin 10 në formë.

Nga mesi i javës së ardhshme do të arrijë në Itali agjenti i lojtarit, Jorge Antun për një takim me drejtuesit e Juventusit për të folur edhe për shifrat.

Ndërkohë, Juventusi po punon edhe për Miralem Pjanicin, që ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Torino nga Barcelona.

Transferimi mund të arrihet edhe me një huazim, por do të duhet edhe një reduktim i pagës, por ky është një operacion që mund të nisë pak më vonë këtë verë.

Kjo pasi Ferderico Cherubin është duke punuar për të ofruar Manuel Locatellin.

Në listë janë edhe  kontratat e Giorgio Chiellinit që ka skaduar dhe rinovimi me Juan Cuadrados, që i përfundon marrëveshja në vitin 2022.