Sinisha Mihajlovic: Largohem nëse ky Milan ta shpif

136

A i ka shërbyer grumbullimi njëjavor skuadrës në “Milanello” për të reaguar pas një serie rezultatesh negative në kampionat? Përgjigjen e kësaj pyetjeje, Milani dhe Sinisha Mihajlovic do ta më- sojë sot në mbrëmje kundër Juventusit.

“Luajmë kundër ekipit më të fortë në momentin më delikat të sezon”. Serbi e ka përkufizuar në këtë mënyrë sfidën e “San Siro”-s. Në letër, duke analizuar pozitën në tabelën e klasifikimin dhe momentin që po kalojnë dy ekipet, bardhezinjtë janë favoritë për t’u larguar nga Milano me “barkun plot”. Mirëpo kuqezinjtë janë “zotuar” se do të bëjnë maksimumin për të shpëtuar trajnerin Sinisha Mihajlovic dhe mënyra më e mirë për ta bërë është të fitojnë përballë “Zonjës së vjetër”.

E ardhmja “Si çdo trajner edhe unë vlerësohem mbi bazën e punës dhe rezultateve të arritura. Nëse në ndeshjet e ardhshme do t’ua shpifim tifozëve, natyrisht që do të paguaj unë. Klubi ka të drejtë të më shkarkojë”.

Më tej ai shtoi: “Është e drejtë që gjërat të rrjedhin në këtë mënyrë, përgjegjë- sia kryesore rëndon gjithmonë mbi trajnerin nëse ekipi nuk funksionon siç duhet. Mirëpo, unë nuk e fashoj kokën përpara se ta thyej. Llogaritë do bëhen në fund, gjithmonë nëse do të jem në stol deri në përfundim të sezonin…, buzëqesh në mënyrë ironike Mihajlovic- Në të tilla ndeshjeje ose të dridhet pulsi, ose të fryhet gjoksi. Unë kam përzgjedhur gjithmonë alternativën e dytë. Sakaq, mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të mundur Juven”.

Zgjedhjet “Receta” e duhur është gati, por duhet vënë në praktikë: “Duhet të rikthehemi të luajmë siç po bënim në periudhën kur gjërat shkonin mirë. Duhet të mos gabojmë përqasjen me sfidën. Për fat të keq na mungoi ecuria pozitive, teksa humbëm “rrugën” në momentin tonë më të mirë. Nuk e prisja. Tani e kemi për detyrë ta mbyllim sezonin të paktën në vendin e gjashtë. Ne e kemi problemi në kokë dhe jo te këmbët. Nga skuadra nesër (sot) pres një reagim të vërtetë”.

Dyshimi i vetëm i Mihajlovicit është në mesfushë, ku trajneri do të tentojë deri në fund për të rikuperuar Montolivon. Përndryshe, siç e ka bërë të qartë, do të debutojë i riu Lokateli. Në sulm hapësirë për Balotelin: “Mario e di që luan mundësitë e fundit për t’u konfirmuar. Për momentin nuk e ka merituar, pasi sa herë ka hyrë në fushë, nuk ka dhënë atë që pritej nga ai. Tani ka akoma 7 ndeshje në dispozicion për të treguar vlerat e veta”.