Simeone tregon se kush do ta fitojë "Topin e Artë"

200

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mendon se ylli i skuadrës së tij, Antoine Griezmann, e meriton që të jetë pjesë e tre finalistëve për Topin e Artë.

Griezmann shënoi 32 gola në edicionin që lamë pas, arriti në finale të Ligës së Kampionëve me Atleticon, ndërsa në La Liga përfunduan të tretët pas Barcelonës e Real Madridit.

25 vjeçari, u shpall golashënuesi dhe lojtari më i mirë i Euro 2016, pasi shkëlqeu me Francën duke e dërguar në finale, që më pas humbën 1:0 nga Portugalia.

Gjitha këto arritje, sipas Simeones, tregojnë se ai meriton të jetë në mesin e tre më të mirëve dhe pse jo ta fitojë krejtësisht atë.

“Nuk kam asnjë dyshim se ai duhet të jetë në mesin e tre më të mirëve”, tha Simeone për sajtin zyrtar të Atleticos.

“Ai është një ndër tre lojtarët më të mirë në Evropë dhe kandidat për Topin e Artë. Nuk ka fituar asnjë titull, por ka shënuar shumë gola vendimtarë. Shpresoj se Griezmann do të ketë shansin që të fitojë Topin e Artë”, shtoi Simeone.