Simeone “injoron” Guardiolën: Barça e e Enriques më e fortë

119

Diego Pablo Simeone nuk po dorëzohet ende në kampionat dhe Atletiko e tij lundron ende edhe në Champions.

Tekniku argjentinas po bën një punë të shkëlqyer në stolin e “Los Colchoneros”, por ai nuk e fsheh respektin që ndien për punën e kolegut të tij në “Camp Nou”.

“Nuk e di nëse kjo Barcelonë është skuadra më e fortë e historisë, sepse varet shumë nga rezultati këtë sezon, por puna e Luis Enriques është e shkëlqyer.

Guardiola ndërtoi Barcelonën kampione, por Enrique po e forcon dhe po e përmirëson akoma më shumë. Kjo skuadër është shumë e kompletuar në këto momente dhe po fiton duke vendosur rekorde”, tha trajneri gjatë një interviste për gazetën argjentinase “La Nacion”.

/Panorama Sport/