Simeone drejt Interit, ja lëvizja surprizë e trajnerit të Atletico Madrid

139

Edhe pse Roberto Mancini duket se ka kaluar krizën dhe Interi i tij duket më pranë një vendi në Champions League e ardhmja e trajnerit te skuadra zikaltër duket në dyshim. Skuadra nuk po shprehet si duhet dhe presidenti Erick Thohir po mendon për ndryshime në stafin drejtues. I pari në listën e presidentit indonezian është një njohje e vjetër e tifozëve interistë, Diego Simeone, aktualisht trajneri i Atletico Madrid, skuadër me të cilën po paraqitet mirë në Spanjë, duke qenë “i treti i tepër” në betejën mes Barcelonës dhe Real Madrid. Në rast se Mancini ikën drejt kombëtares italiane (nëse tërhiqet trajneri aktual Conte) apo largohet nga Thohir në fund të sezonit, do të hapet një ankand për zëvendësuesin e tij.

Por Simeone për momentin shprehet se nuk ka ndërmend të lëvizë edhe pse i pëlqen të provojë një aventurë të re në Serinë A, skuadër ku ka luajtur dhe drejtuar për disa javë edhe Catanian, por pa rezultat. “Unë tek Interi? Më vjen mirë për lajme të tilla, por për momentin këto janë thjesht lajmë që vijnë e ikin si era. Unë zgjohem çdo mëngjes me entuziasëm dhe dëshirë për të vijuar punën në Madrid. Ky klub më motivon edhe pse çdo trajner dëshiron që këtë punë ta kryejë po me kaq entuziasëm edhe në skuadra të tjera”, shprehet Simeone, që i “shkel syrin” skuadrës zikaltër, me të cilën ka zhvilluar 57 ndeshje e realizuar 11 gola si lojtar.