Simeone: “Barcelona? Nuk ka problem”

128

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, nuk është ndjerë shumë i shqetësuar përkundër faktit se shorti i çerekfinales në Ligën e Kampionëve e ka vënë skuadrën e tij përballë Barcelonës, transmeton Gazeta Sheshi.

“Është një rival me rëndësi. Mirëpo, nuk më bënë shum përshtypje përkundër që ata janë skuadra më e mirë në botë. Ne nuk jemi duke menduar për atë ndeshje, pasi në fundjavë takohemi ndaj Sporting Gijonit”, ka theksuar Simeone.

Tekniku argjentinas gjithashtu ka ironizuar me rivalin e Real Madridi-t në këtë fazë.

“Ka qenë short i mirë për të gjithë skuadrat”, përfundoi konferencën Simeone.

/Gazeta Sheshi/