Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës

136

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll i ka takuar Sigal Prishtinës e cila e mundi Pejën me rezultat 81:78.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, nuk mungoi spektakli gjatë gjithë takimit, pasi që rezultati në shumicën e lojës ishte i ngushtë, raporton Gazetaolle.com. Rezultati pas pjesës së parë ishte 44:44.

Prishtina në çerekun e fundit ishte më e vëmendshme me ç’rast edhe arriti fitore në sekondën e fundit pas një tre-pikëshi.