Siç raportoi “Sheshi”, Armend Blakçori vazhdon bashkëpunimin me Ulpianën

119

Klubi Futbollistik “Ulpiana” nga Lipjani garat në sezonin 2021/2022 do t’i zhvillojë në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi tashmë është skuadra më e zëshme në merkato duke rinovuar me futbollistët të cilët e kanë mbajtur barrën kryesore në Ligën e Parë dhe duke bërë transferime.

Gazeta “Sheshi” kishte raportuar se portieri i mirënjohur, Armend Blakçori, ka arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Ulpianës edhe për një vit.

Tashmë ky lajm është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit e cila e ka uruar Blakçorin për këtë marrëveshje.

Më poshtë e gjeni postimin e KF Ulpianës: /Gazeta Sheshi/