Siç kishte raportuar “Sheshi”, Vushtrria transferon mesfushorin e njohur

529

Vushtrria po vazhdon punën për t’u rikthyer sa më shpejtë në majat e futbollit kosovar.

Skuadra vushtrriase ka rikthyer në skuadër edhe Bashkim Shalën.

Gazeta “Sheshi” kishte raportuar për këtë lëvizje me datën 5 korrik.

“Gladiatori i sezonës 2013/14, rikthehet për ti dhënë Vushtrrisë atë që e din më së miri, të luftojë për ngjyrat”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mesfushori së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit, mirëpo tani rikthehet për t’i ndihmuar skuadrës së Vushtrrisë.

30-vjeçari në të kaluarën ishte edhe pjesë e Ferizajt.