Si të bëni pazar

271

Të bërit pazar, ose t’ia ulni çmimin artikullit që doni ta bleni, ështënjë traditë e vjetër e negociimit përmes diskutimit. Në shumë pazare në gjithë botën, tregtarët do të negociojnë çmimin e një artikulli në mënyrë që të marrin maksimumin nga shitja. Kështu që, nëse doni të blini diçka, është e rëndësishme t’i dini disa teknika që të bëni pazar si profesionist!

Bëjini detyrat e shtëpisë

Duhet t’i njihni situatat në të cilat është e përshtatshme të bëni pazar. Nuk mund të bëni pazar në secilin rast. Për shembull mund të bëni pazar në pazarin e së shtunës në qytet, por gjasat janë të mëdha që nuk mund të bëni pazar në një dyqan ekskluziv.

Nëse doni të dini nëse keni gjasa që ta ulni çmimin, thoni diçka të shkujdesshme si “qenka pak e shtrenjtë për mua”. Nëse shitësi ju bën një kundër-ofertë, atëherë ai veq po ua hap dyert për të bërë pazar. Nëse qëndron pa folur, dijeni se nuk është vendi ku mund të pazar.

Përcaktojeni se sa vlen ai artikull për ju.  Ky është një rregull i testuar i shopingut i cili aplikohet në blerjen e gati cilitdo artikull. Shumë nga blerësit mendojnë se po që se e përgjysmojnë çmimin, kanë bërë Pazar të mirë. Por, shumë shumë shitës, në anën tjetër, duke e ditur këtë, e trefishojnë çmimin e ofertës së tyre fillestare, që do të thotë se ju, teknikisht, do ta blinit artikullin me çmim shumë të lartë (nëse veq vendosni ta blini me çmimin fillestar). Ndërkaq, nëse ju paraprakisht e keni përcaktuar se sa vlen ai artikull për ju, nuk ka rëndësi se çfarë çmimi i vë shitësi atij – përderisa ju jeni të kënaqur më çmimin që keni paguar.

Mbani para të gatshme me vete. Në shumë vende ku bëhet pazar, paraja e gatshme është mbret. Shitësit nuk do të pranojnë kredit karta. Janë disa përparësi në këtë mes:

  • Ju nuk do të jepeni pas një artikulli pasi që ndoshta nuk keni mjaft kesh me vete. Planifikoni që më herët se sa do të shpenzoni dhe përmbajuni planifikimit tuaj.
  • Nxirrini paratë që i keni dhe i thoni shitësit “vetëm kaq kam”. Kjo është një teknikë që shpesh funksionon. Shitësit do të joshen që ta mbyllin pazarin dhe do ta pranojnë shumën që ofroni.

Procesi i pazarit

Nëse një artikull vlen më shumë se sa keni paguar, nuk ka rëndësi, nëse artikulli ju pëlqen. Sipas definicionit, ju keni marrë kundërvlerën e parave që keni dhënë. Nëse shitësi refuzon t’jua shesë artikullin për çmimin që ju e konsideroni të arsyeshëm, thjesht largohuni.

Mos u jepni pas gjithçkaje që shihni. Njëri nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit, është kur e deklarojnë hapur se sa ju pëlqen diçka. Sapo shitësi ta kuptojë këtë, ai ka pozitë më të fortë negociimi. Në anën tjetër, nëse ai beson se ju jeni në dyshim, atëherë ju keni fuqinë e negociimit, pasi që thjesht mund të largoheni, ose të paktën të bëni sikur po largoheni.

Filloni me 25% -30% më pak se sa çmimi i ofertës së parë. Rregulli i mirë është që t’ia zbritni çmimit një të katërtën. Nëse ofroni vetëm gjysmën e çmimit, ju rrezikoni ta fyeni shitësin. Ndërsa, nëse kërkoni vetëm 10% zbritje, vështirë se do të bëni pazar të mirë.

Merrni me vete një shok ose një shoqe. Kjo teknikë funksionon mirë. Nëse shoku ose shoqja juaj shtiren se janë të lodhur, ose sikur po brengosen se ju po harxhoni shumë para, ose se po vonohen për takim, shitësi mund t’ju ofrojë që në fillim çmimin më të afërt me ofertën përfundimtare.

Mos hezitoni të lini një artikull, edhe nëse është diçka që ju pëlqen. Nëse ju largoheni, shitësi do ta humbasë mundësinë për të shitur dhe kjo është gjëja që shitësit urrejnë më së shumti. Ata do t’ju ofrojnë një ndër çmimet e tyre më të ulëta.

Përgatituni që të harxhoni kohë. Nuk është e pazakonshme që të shpenzoni kohë duke bërë pazar. Shitësit e zgjasin procesin pasi që ata e kuptojnë shumë mirë se shumica e njerëzve thjesht nuk kanë durim dhe janë të gatshëm të paguajnë më shumë veq sa për të kryer punë më shpejt. Shitësit mund të shfaqin padurim, zhgënjim, mund të thonë se ndihen të fyer, për ta mbyllin pazarin. Mos u mashtroni. Kështu duket një diskutim kur bëni pazar:

Shitësi: Kjo ju kushton 50 Euro.

Blerësi: A po ma jep për 20 Euro?

Shitësi: A po e merr për 45?

Blerësi: Në rregull. Po e marr për 35 Euro.

Shitësi: 30?

Blerësi: 25.

Shitësi: Po ta jap për 27 Euro.

Blerësi: Unë e kisha marrë për 26.

Shitësi: 27 Euro është oferta jem përfundimtare.

Blerësi: Unë nuk e blej ma shtrejt se 26.

Shitësi: Cka po thu’ për 26 e gjysmë?

Blerësi. 26 Euro, asnjë cent ma shumë.

Shitësi: Në rregull atëherë, merre për 26.

Kur shitësi t’ua ofrojë çmimin që ju pëlqen juve, ndaluni. Mos u shtyni më shumë sepse mund ta prishni pazarin. Merreni artiukullin dhe vazhdoni tutje. Kënaquni më çka keni blerë duke e ditur se mund të bëni pazar edhe me shitësit më të shkathët.