Si duhet te silleni kur te takoni ish-te dashurin tuaj!

225

Takimi me ish-të dashurin mund të jetë një ngjarje stresuese, jo sepse ju e doni ende atë, por për shkak se nuk e dini se si të silleni në atë situatë. A duhet që të fshiheni? Te beheni cool? Ose sarkastik? Ndiqni keshillat e meposhtme dhe takimin me te do ta kaloni me lehte.

Veproni si të jeni e befasuar

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ju doni të bëni të qartë se nuk jeni e obsesionuar pas tij që nga ndarja me të dhe se nuk e keni planifikuar takimin. Behuni sikur po ju vjen mire qe po e shihni por edhe e habitur qe e takuat.

Pa ironi

Edhe nëse ka qenë i dashuri më i keq qe e keni pasur, edhe në qoftë se ndarja ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë, është normale megjithate qe ju keni deshire qe ai te vuaje per kete. Por nëse silleni vrazhdë kur të takoheni, ai nuk do të merzitet që ju ka humbur. Përveç kësaj, me mirësjellje tregoni se nuk keni më interesim për të. Mos harroni, e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por indiferenca.

Mos gënjeni

Me siguri që keni disa miq të përbashkët apo ende jeni miq në Facebook, kështu që nuk ka nevojë për të imagjinuar disa tregime të rreme sepse ai me siguri do ta kuptoje dhe do të ndjehet palidhje. Nëse keni nevojë që ta zbukuroni jetën tuaj për një nuancë, përqëndrohuni në gjëra pozitive dhe flisni për këtë.

Bëhuni fenomenale

Qeshni, flirtoni dhe ngacmoni të gjithë rreth jush – madje edhe kur mendoni se ai është duke shikuar.

Mos bjerni ne nivelin e tij

Nëse ai fillon të sillet me keqdashje apo i vrazhdë, mos zbrisni në nivelin e tij, por ruani dinjitetin tuaj. Do të ndjehet si një idiot të nesërmen, na besoni.

Mos u dehni

Ka shumë skenare të këqija të mundshme në rast se deheni apo e humbisni mendjen. Mund të ndodhë që ta sjellni në shtëpi dhe të bëni ndonjë budallallëk duke qarë për përfundimin e lidhjes tuaj dhe duke ja bërë me dije që ende ju intereson ai.