Si do jetë bota pas 13 vjetësh!

197

Këto pamje apokaliptike tregojnë se si mund të jetë bota pas 13 vjetësh.

Pamjet janë krijuar duke u bazuar në një program kompjuterik të Xbox, “Deus Ex-Mankind Divided”. Në krijimin e këtyre pamjeve janë marrë në konsideratë ndryshimet klimaterike, luftëra të mundshme apo revolta popullore.

Në foton e parë shihet Londra në vitin 2029, e mbytur nga mjegulla dhe dielli që duket i kuq. Më pas vijnë qytet si Blekpuli, Sidnej, Stokholm, Rio de Janeiro e ndryshuar totalisht dhe Parisi me Kullën Eifel futuristike. Më pas vjen një pamje e Barcelonës dhe Moska e zotëruar nga bandat që do të rrëzojnë pushtetin. Në fund shihet Ura e Londrës dhe Porta e Brandenburgut në Berlin.