Shqiptarët mbërrijnë me makina luksoze në grumbullimin e Zvicrës (Foto)

643

Kombëtarja e Zvicrës është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që i zhvillojnë këtë muaj, ndaj Irlandës dhe Bosnjë Hercegovinës.

Pjesë e grumbullimit të Zvicrës për herë të parë, është edhe sulmuesi me prejardhje nga Prizreni, Shani Tarashaj.

234597
234596
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi, janë lojtarët tjerë të ftuar nga trajneri Vladimir Petkoviç, për këto dy ndeshje miqësore.

Zvicerania “Blick.ch”, u ka kushtuar një artikull grumbullimit të lojtarëve, duke publikuar dhe makinat super luksoze të tyre. Bien në sy makinat e futbollistëve shqiptarë, të cilat janë të markave të njohura.

234593 234603