Shqipëria fiton në Luksemburg, firmosin Sadiku e Cikalleshi

152

Kuqezinjtë e De Biasit kanë triumfuar pastër me shifrat 0-2 përballë Luksemburgut në duelin e dytë miqësorë për këtë vit. Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi, ishin katalizatorë të kësaj fitore, transmeton Gazeta Sheshi.

Më e lehtë për shqiponjat u bë pas përjashtimit të gardianit vendas Jonathan Joubert, që u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Sokol Cikalleshit.

Megjithatë pjesa e parë e lojës u mbyll me shifra të bardha, për të lënë spektakël në fraksionin e dytë.

Ishte Armando Sadiku i cili me të futur në lojë shënoi më kokë për 1-0. Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Sokol Cikalleshin që shënoi në minutën e 75-të.

Në këtë takim debutoi edhe talenti vushtrrias Milot Rashica, ku dhuroi emocione me disa lëvizje të bukura.

/Gazeta Sheshi/