Shqiperia do te jete vendi transit i vales se re te refugjateve

124

Televizioni gjerman N-tv ka publikuar skicën e shtigjeve nëpër të cilat do të kalonin refugjatët për të gjetur shpëtim në Evropën Perëndimore.

Sipas kësaj skice, refugjatët mund të nisen nga Greqia nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina e Kroacia për në Perëndim.

Mediet njoftojnë se në vendkalimin kufitar maqedonas në Idumena është shtuar numri i migrantëve dhe tani ai është afër 10 mijë sish po presin që nga Greqia të kalojnë në Maqedoni, transmeton Koha.net.

Ministri shqiptar i Punevë të Jashtme Ditmir Bushati para tri ditësh ka kumtuar se Shqipëria nuk do të ngre mure nëse migrantët deh refugjatët fillojnë ta shfrytëzojnë këtë vend transit drejt vendeve të BE-së .

Më herët, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do të jetë rutë e re për refugjatët në rrugën drejt Evropës për shkak se nuk ka as “kushte dhe as forcë” dhe as entuziazëm ta shpëtojë botën derisa të tjerët mbyllin kufijtë.